U shkatërrua nga tërmeti, shembet me fadroma godina nr.15 në Qytet Studenti

AKTUALITET


Mesditën e së dielës ka nisur puna për shembjen e godinës nr.15 në Qytet Studenti. Kjo godinë u vlerësua si e pabanueshme nga ekspertët pas tërmetit të 26 nëntorit, që la pas pasoja katastrofike.

Shembja e godinës u bë me mjete të rënda, fadroma, dhe jo me eksploziv. Fillimisht është menduar që prishja të bëhej me eksploziv, pasi një ditë më parë u panë në terren edhe ekspertët luftarakë të Forcave Xheniere. Por, duket se ndryshimi i planit ka të bëjë me shmangien e rrezikut, që mund të sjellë përdorimi i eksplozivit te ndërtesat që janë pranë, si shtëpi banimi dhe konvikte të tjera, ku aktualisht ka studentë.

Godina nr.15 ka vite që e ka humbur funksionin e konviktit. Prej më shumë se 20 vitesh në të ishin vendosur familje të pastreha, të cilat i paguanin qira vjetore shtetit. Konkretisht në këtë godinë ishin strehuar 95 familje. Familjet janë nxjerrë forcërisht nga bashkia 2 ditë më parë, pas vendimit të këshillit bashkiak të Tiranës.



Skip to toolbar