U shpall kampione Europe, nesër ceremoni e posaçme për nder të Luiza Gegës

Më të fundit


Ditën e nesërme do të mbahet një ceremoni e posaçme në nder të Luiza Gegës, e cila u shpall kampione Europe në garën me 3 mijë metra me pengesa.

Teksa sot u prit në Rinas nga ministrja e Arsimit Evis Kushi, nëser njofton kryeministri Edi Rama do të mbahet një ceremoni e posaçme.

Ceremonia do të mbahet në orën 11:00 teksa Rama fton qytetarët që të duartrokasin kampionen e parë europiane të atletikës me fanelën kuqezi të Shqipërisë.

Njoftimi i Ramës

SHIHEMI NESËR në 11.00 në ceremoninë e posaçme për nder të Luiza Gegës, me këdo e ka të mundur dhe dëshiron ta duartrokasë kampionen e parë europiane të atletikës me fanelën kuqezi të Shqipërisë.



Skip to toolbar