U shtir si Rama e kërkoi lekë për tërmetin, arrest në burg për mashtruesin

AKTUALITET


Gjykata e Lezhës, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Arjan Melin, i arrestuar disa ditë më herët me akuzën e mashtrimit. Gjatë seancës gjyqësore avokati mbrojtës i kërkoi gjykatës që të caktonte një masë të lehtë sigurimi, për shkak se klienti i tij, e ka kryer një veprim të tillë nga shpejtësia dhe padituria, mbi mënyrën e organizimit të mbledhjes së fondeve financiare.

Nga ana tjetër prokurori i çështjes kërkoi arrest me burg duke argumentuar se Arjan Meli kishte ngritur një skeme mashtrimi me qëllimin për të përvetësuar shuma parash dhe eurosh, duke shfrytëzuar fatkeqësinë natyrore të tërmetit.

Arjan Meli u arrestua pasi u zbulua se përdorte profilin e tij në facebook me emrin “Rilindje” për të mashtruar njerëzit të cilëve u kërkonte para për banorët e prekur nga tërmeti, duke u hequr si Edi Rama.

Fatmirësisht rasti në fjalë është kapur shumë shpejt në kohë nga policia dhe asnjë kontribues nuk është mashtrues, pasi llogaria bankare është bllokuar dhe nuk ka pasur transaksione. I vetmi transaksion që është kryer është nga vetë Meli, i cili ka depozituar 5 euro, për të hapur llogarinë bankare.



Skip to toolbar