Një çift në Austin, Texas, është cilësuar si çifti më i vjetër në botë, që ende jetojnë bashkë. Sipas “Guinness World Records”, John Henderson është 106 vjeç dhe gruaja e tij, Charlotte, është 105.
Më 15 dhjetor, ata festojnë 80 vjet martesë. Me moshën e kombinuar 211 vjet, çifti në Austin është cilësuar si çifti më i vjetër në botë.
Hendersons kanë një histori dashurie që ka qëndruar e fortë në provën e kohës. Të dy u takuan në Universitetin e Teksasit në 1934.
Charlotte ishte duke studiuar për t’u bërë mësuese, ndërsa John ishte mbrojtës në ekipin e futbollit. Ata u martuan në 1939 gjatë Depresionit të Madh dhe kishin vetëm 7 dollarë për dhomën e hotelit për muajin e tyre të mjaltit.
Në fakt, John është gjithashtu ish-futbollisti më i vjetër që jeton në Universitetin e Texas. Për 84 vitet e fundit, ai ka ruajtur traditën duke marrë pjesë së paku në një lojë futbolli Longhorn çdo vit.
Të dy janë akoma shumë të shëndetshëm, dhe John bën aktivitet fizik çdo ditë. Dhjetë vjet më parë, të dy u transferuan në Longhorn Village. Atëherë, cili është sekreti për një jetë të gjatë dhe martesë të lumtur? Jetojeni jetën duke u treguar të përzemërt me bashkëshortin tuaj, tha John.