U vranë me thikë? Regjisori i njohur dhe bashkëshortja e tij gjenden të vdekur në vilën e tyre

AKTUALITET


Regjisori i famshëm amerikan Rob Reiner, 78 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Michele Singer Reiner, 68 vjeç, janë gjetur të vdekur të dielën pasdite në shtëpinë e tyre në lagjen e Brentwood-it në Los Angeles, në një ngjarje që autoritetet po e hetojnë si (vetë)vrasje e dyfishtë me mjete të mprehta.

Efektivët kanë treguar se trupat u gjetën në banesë pas një thirrjeje për ndihmë, të cilës i janë përgjigjur zjarrfikësit dhe policia rreth orës 15:30 pasdite, sipas orës lokale.

Kur ekipet mbërritën në vendngjarje, Reiner dhe Michele ishin pa shenja jete, dhe plagët në trupat e tyre dukeshin të përputhshme me lëndime nga thika. Hetuesit e Departamentit të Policisë së Los Anxhelosit (LAPD) e kanë cilësuar ngjarjen si një dyshim për vetëvrasje të dyfishtë.

Derisa hetimet vazhdojnë, asnjë person nuk është arrestuar zyrtarisht deri më tani. Policia ka konfirmuar se janë kryer intervista me anëtarë të familjes dhe se rruga e hetimit përfshin të gjitha mundësitë, derisa të dalin prova të qarta.

Rob Reiner ishte një figurë e njohur në Hollywood, i famshëm si aktor dhe regjisor për dekada me radhë. Ai nisi karrierën si aktor në vitet 1960 dhe u bë i njohur për rolin e tij si Mike “Meathead” Stivic në serialin televiziv All in the Family, për të cilin fitoi edhe dy çmime Emmy.

Më pas, ai u fokusua në regji dhe solli në jetë filma që u bënë klasikë të kinematografisë, përfshirë “This Is Spinal Tap”, “Stand By Me”, “The Princess Bride”, “When Harry Met Sally…” dhe “A Few Good Men”.

Reiner u martua me Michele Singer në vitin 1989; ajo ishte një fotografe me karrierë të suksesshme që kishte punuar në projekte të rëndësishme për dekada. Ata kishin tre fëmijë së bashku, ndërsa Reiner kishte edhe një vajzë nga martesa e mëparshme. Familja dhe miqtë e tij janë shprehur të shokuar dhe kanë kërkuar privatësi në këtë moment të vështirë.

Ngjarja ka tronditur komunitetin e filmit dhe Hollywoodin, duke sjellë reagime ngushëlluese dhe tronditje nga kolegë të shumtë të Reiner në industrinë e krijimtarisë.



Skip to toolbar