Një shtetas 63-vjeçar, i cili kishte humbur kontaktet me miqtë e tij pak ditë më parë, është gjetur i mbytur në lumin Vjosa.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ai kishte shkuar për peshkim me disa miqtë e tij, por më pas humbi gjurmët.
Gjetja e tij u bë e mundur përmes kërkimeve nga Policia e Fierit dhe polumbarët e RENEA-s.
Sipas Policisë, nga këqyrja paraprake e trupit të 63-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë që grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.