Në ngjarje e rëndë është parandaluar në qytetin e Lushnjës këtë të shtunë.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se në prangat e policisë ka rënë një 49-vjeçar i cili tentoi të vriste me thikë një tjerë person.
Ngjarja ka ndodhur në një market të qytetit, ku pas një konflikti për motive banale shtetasi G. H., 49 vjeç ka qëlluar një 40-vjeçar me thikë duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup.
Ndërhyrja e policisë bëri që 49-vjeçari të arrestohej, ndërkohë që ëi dëmtuari u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën.
Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi:-G. H., 49 vjeç, banues në Lushnjë.Ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas 40 vjeç i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.