Udhëtimi i fundit i kryepeshkopit, kortezhi me trupin e Anastasit në Tiranë

AKTUALITET


Ora është 08.20 dhe arkmorti me trupin e pajetë të kryepeshkopit Anastas sapo ka mbërritur në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Pas kalimit të kufirit grek kortezhi me kryepeshkopin e ndjerë nis kështu rrugëtimin në territorin shqiptar për të mbërritur pasdite në katedralen Ngjallja e Krishtit në Tiranë.

Në kufi dolën për t’i bërë nderimet e fundit besimtarë të shumtë ortodoksë, nga qytetet e jugut, Dropulli, Finiqi, Gjirokastra dhe Saranda. Pas nderimeve në pikën kufitare të Kakavijës, kortezhi me trupin e pajetë të kryepeshkopit nis rrugëtimin në Shqipëri.

Gjatë rrugës nga Kakavija në Gjirokastër, kortezhi ndaloi disa herë, pasi banorët e fshatrave monoritarë grekë dolën për t’i dhënë lamtumirën e fundit kryepeshkopit.

Katedralja Ngjallja e Krishtit ishte ndalesa e radhës e kortezhit. Mesha në katedralen ngjallja e krishtit u udhëhoq nga mitropoliti i Gjirokastrës. Beismtrarët me trëndafila të bardhë në duar dhe gjethe dafine, u lutën për shpirtin e kryepeshkopit.

“Kanë kaluar disa orë që nga nisja e rrugëtmit të kortezhit, që shoqërohet nga katër klerikë shqiptarë, bashkëpunëtorë të ngushtë të kryepeshkopit”

Kortezhi udhëtoi nën masa të rrepta sigurie, i shoqëruar nga policia në cdo moment.

Udhëtimi i fundit i kryepeshkopit Anastas përfundoi.

Arkmorti me trupin e pajetë mbërriti në Tiranë, në kryeqytetin shqiptar ku kaloi tre dekadat e fundjt të jetës. Katedralja ngjallja e Krishtit do të jetë tashmë streha e tij e fundit. Si një përmbushje e amanetit të tij, por edhe traditë e ortoksisë varri i kryepeshkopit do të jetë brenda kësaj Katedraleje.



Skip to toolbar