Qytetarët që duan të lëvizin nga sot në drejtim të Malit të Zi duhet të kenë me vete përgjigjen e tamponit.
Njoftimi është dhënë nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër, ndërsa theksohet se ky rregull do të jetë i vlefshëm në javët në vijim deri në një urdhër të dytë.
Njoftimi i plotë
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër. Stacionet e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe Muriqan:
Njoftojmë të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Malit të Zi, se duke patur përgjigjen e tamponit të tyre, mund të lëvizin normalisht drejt vendit fqinjë.
Ky rregull do të jetë i vlefshëm për javët në vijim, deri në një urdhër të dytë, nga e hëna në të premte ora 22:00.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.
