Edhe në këto ditë të nxehta korriku, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime po vijojnë me intensitet të lartë punën për realizimin e projektit strategjik “Rehabilitimi i Rrjetit Hidrik të Tiranës”.
Projekti synon dyfishimin e kapacitetit filtrues dhe transmetues të ujit nga Bovilla deri në Tiranë, duke ofruar shërbim më të mirë të furnizimit me ujë të pijshëm për afro 1 milion banorë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj premtoi në Real Story se brenda mandatit të dytë, Tirana do të ketë 24 orë ujë në ditë.
Deri më tani, brenda 4 muajve janë realizuar afro 40 për qind të punimeve, dhe duke marrë parasysh ritmin e punës parashikohet që vepra të finalizohet para afatit të kontratës.
Përveç zonës së Tiranës qytet, përfituesit kryesorë do jenë edhe zonat periferike si Astiri apo zona e Unazës së Madhe, kjo pasi projekti parashikon një linjë të dedikuar vetëm për këto zona.