Ulet sërish numri të infektuarve në 24 orët e fundit, regjistrohen 50 raste të reja

CORONAVIRUS


Dita e sotme ka shenuar 50 raste te reja me koronavirus ne vend.

Ministria e Shendetesise ka bere me dije se shperndarja eshte si me poshte: 12 ne Shkoder, 11 ne Tirane, 7 ne Vlore, 6 ne Kruje, 5 ne Korce, 4 ne Durres, nga 2 ne Puke dhe Kurbin dhe 1 rast ne Lushnje.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 333 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 50 raste pozitive kryesisht kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste të reja në proces hetimi.
Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin, dhe 1 rast në Lushnje“, bën me dije Ministria.

Kjo është një shifër e ulët krahasuar me ditët e fundit ku u shënua dhe rekordi me 82 të prekur.

Përgjatë kësaj jave kurba e infektimeve ka shënuar një rritje të ndjeshme, ndërsa është ulur ditën e sotme, ndonëse shifra e infektimeve mbetet ende e lartë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për maskat një domosdoshmëri për t’u mbajtur në ambiente të mbyllura.



Skip to toolbar