Uragani Helene, çifti i të moshuarve vdesin të përqafuar pasi pema bie mbi shtëpinë e tyre

BOTA


Histori tragjike ka lënë uragani Helene që goditi disa vende të SHBA-së. Jerry dhe Marcia, një çift të moshuarish, që jetuan së bashku për më shumë se 50 vjet, vdiqën të përqafuar. Uragani shkuli një pemë në oborrin e shtëpisë së tyre në Beech Island, Karolina e Jugut, dhe ra në dhomën e gjumit.

Nipi i tyre i gjeti ata duke u përqafuar dhe beson se ishte plani i Zotit t’i merrte së bashku, në vend që njëri të vuante pa tjetrin.

“Kur i nxorrën prej andej, gjyshi im me sa duket dëgjoi goditjen e pemës nga përpara dhe u rrotullua për të mbrojtur gjyshen time”, tha 22-vjeçari.

Të moshuarit janë në mesin e më shumë se 190 viktimave të vdekur nga uragani Helene, një nga stuhitë më vdekjeprurëse në historinë e SHBA./abcnews.al



Skip to toolbar