Urdhër-arresti për Trump

BOTA


Më shumë  se një  vit nga vrasja e gjeneralit iranian Qasem Soleimani, Iraku ka lëshuar një urdhër-arresti për Donald Trump.

Janarin e 2020 në një sulm të befasishëm në Baghdad u vra gjenerali i Iranit së bashku me zyrtarë të tjerë teksa urdhri ishte dhënë nga Donald Trump.

Saktësisht Gjykata në Baghdad shpall fajtor Trump për Abu Mahdi al-Muhandis, zyrtar i lartë ushtarak irakian që vdiq në të njëjtin sulm në aeroport bashkë me Qasem Soleimanin që ishte objektivi kryesor.

Më parë urdhër-arrestin e ka lëshuar edhe Irani, kurse Iraku e bën vetëm dy javë para se Trump të dorëzojë përfundimisht detyrën si President i SHBA.



Skip to toolbar