Shteti i Ekuadorit deklaroi se iu ka shpallur luftë bandave kriminale të drogës sot, një ditë pasi u sulmua televizioni publik i shtetit latin.
Këtë të mërkurë qindra ushtarë dhe efektivë policie kanë pushtuar rrugët kryesore në disa qytete të Ekuadorit.
Kjo ka ndodhur pas ngjarjes shokuese, e cila ngjan më shumë si një skenë filmi, ku disa persona të armatosur e të maskuar sulmuan një studio televizive gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në qytetin e Guayaquil ndërsa bomba u shpërthyen në të gjithë Ekuadorin.
Disa orë pas sulmeve policia ka bërë 70 arrestime, duke përfshirë edhe personat që kryen sulmin ndaj stacionit televiziv.
Por jo vetëm kaq, por një gjendje e jashtëzakonshme ka filluar në Ekuador që të të hënën pasi kreun i një karteli famëkeq u zhduk nga qelia e tij e burgut. Gjithashtu më shumë se 130 punonjës të burgjeve po mbahen peng nga të burgosurit në pesë burgje.
Nuk është ende e qartë nëse sulmi në studion televizive në qytetin më të madh të Ekuadorit lidhej me zhdukjen e bosit të bandës Choneros, Adolfo Macías Villamar ose Fito, siç njihet më mirë.
Rrugët kryesore të qyteteve raportohet se janë thuajse bosh, ndërsa në të gjithë vendin, shkollat janë mbyllur dhe mësimi po zhvillohet online.