Ushtria izraelite po shton forcat e saj në kufirin me Sirinë

BOTA


Forcat e mbrojtjes izraelite po rriten në kufirin e Izraelit me Sirinë për shkak të zhvillimeve në luftën civile në atë vend, njoftuan mediat izraelite.

Vendimi është marrë pas vlerësimit të situatës në takimin e djeshëm mes shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë izraelite, gjenerallejtënant Herzi Halevi dhe kreut të Komandës së Veriut, gjeneralmajor Ori Goldin.

Siç u tha, forca shtesë tokësore dhe ajrore janë duke u vendosur në lartësitë e Golanit. Ushtarët në kufirin me Sirinë “po rrisin gatishmërinë sipas skenarëve të ndryshëm”.

Një video e publikuar nga IDF tregon ushtarët që përforcojnë një barrierë përgjatë kufirit me Sirinë.

“IDF po monitoron ngjarjet dhe është e përgatitur për çdo skenar në sulm dhe mbrojtje,” tha ushtria, duke shtuar se “nuk do të lejojë një kërcënim pranë kufirit izraelit dhe do të punojë për të penguar çdo kërcënim për qytetarët e Izraelit”.

Agjencia shtetërore libaneze njoftoi mëngjesin e sotëm se kalimi kryesor kufitar midis Libanit dhe Sirisë u ndërpre në një sulm ajror izraelit disa ditë pasi u hap. Dëme të mëdha janë shkaktuar në vendkalimin Arida në veri të vendit dhe rruga është ndërprerë, shkruan Associated Press.

Al-Watan, një e përditshme pro-qeveritare në Siri, raportoi se kalimi kufitar u mbyll pas një sulmi ajror herët këtë mëngjes.

Ushtria izraelite tha se avionët luftarakë sulmuan një pikë kufitare midis Libanit dhe Sirisë, duke shtuar se ajo u përdor për të transferuar municione te Hezbollahu i Libanit



Skip to toolbar