Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohen për organizim i lotarive të paligjshme. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se arrestimi i tyre u bë pasi në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit R. K., në bashkëpunim me shtetasin S. Ç., 23 vjeç, ushtronin aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një aparat celular dhe një kompjuter me faqe sportive të hapura, ku ishin të vendosura biletat me ndeshje.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.