Uzuni e Kastrati shënojnë në Kroaci, klubi i dedikon fitoren Shqipërisë

AKTUALITET


Lokomotiva e Zagrebit, një nga ekipet kroate ku luajntë 5 lojtarë shqiptarë, luajti mbrëmjen e të premtes takimin e radhës në kampionat ndaj skuadrës së Goricës. Skuadra kroate e fitoi me rezultatin 4-0, ku dy nga golat i shënuan dy futbollistë shqiptar, Myrto Uzuni dhe Lirim Kastrati.

Të dy futbollistët shënuan në pjesën e parë Brenda 60 sekondash. Pas realizimit të golave, Uzuni dhe Kastrati vrapuan drejt pankikës së tyre ku morën një bluzë të bardhë me flamurin shqiptar, duke shprehur solidaritet për viktimat e tërmetit që goditi vendin.

Në fushën e lojës ishin dhe dy lojtarët e tjerë të kombëtares, Jon Mersinaj dhe Enis Çokaj, madje ky i fundit shkoi dhe puthi flamurin shqiptar në fanellë. Ndërkohë, pas ndeshjes, klubi i Lokomotivës u shpreh në faqen zyrtare se fitorja e të premtes i dedikohet Shqipërisë dhe shqiptarëve për momentet e vështira që po kalojnë.



Skip to toolbar