Vajza e astronautit Ashley Hansen tregon emocionet e kthimit të babait në Tokë

BOTA


Ndërsa momenti i uljes po afrohej, familja e astronautit kanadez Jeremy Hansen po priste me emocion, së bashku me pjesën tjetër të botës, kthimin e ekuipazhit të misionit Artemis II nga udhëtimi i tyre historik rreth Hënës.

Ashley Hansen, një nga vajzat binjake të astronautit, u shpreh se nëna dhe vëllai i saj e ndoqën uljen nga Mission Control, ndërsa ajo e shikoi nga Montreali, në Kanada, së bashku me motrën e saj.

“Do t’i jap një përqafim të madh. Mendoj se të gjithë do të habitemi që ia doli”, u shpreh Ashley.

20-vjeçarja tregoi se familja e tyre ka një shprehje të veçantë që nga fëmijëria:

“‘Të dua deri në hënë dhe mbrapa’. Këtë e kemi thënë që kur ishim shumë të vegjël”, tha vajza e astronautit.

Ajo shtoi se në vitin 2023, kur u njoftua misioni, babai i tyre u kishte bërë varëse të personalizuara me gurët e lindjes së secilit anëtar të familjes.

“Është në formë gjysmëhëne dhe ka të shkruar ‘hënë dhe kthim’. Është shumë domethënëse, sidomos duke pasur parasysh misionin në të cilin ai ndodhet tani”, tha ajo.

Ashley theksoi se, sapo familja të ribashkohet, mezi presin të ulen dhe të dëgjojnë nga afër rrëfimin e plotë të aventurës së tij.

“Mendoj se kjo do të jetë historia më e madhe e të gjitha kohërave”, përfundoi ajo.



Skip to toolbar