Analistë dhe politikanë të ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” kanë debatuar në lidhje me operaciknin OFL, i cili ka disa ditë që zgjat.
Analisti Skënder Minxhozi u shpreh se vajza me syze në klipet e operacioneve duhet të dalë me fytyrën e saj reale, kurse zv/ministri i Brendshëm Besford Lamallari deklaroi se kamuflazhi është pjesë e uniformës. Ndërsa, analisti Alfred Lela tha se gjithë operacioni i duket një banalitet.
Skënder Minxhozi: Një grua del me kamuflash. Unë do thosha se personat duhet të dalin me fytyrën e tyre, duhet të dalë përballë. Të gjithë janë kamuflazh dhe nuk dalin përballë. Kjo ishte një gj që nuk ishte bërë kurrë më parë. Rama ka përdorur edhe femrat police, kur ka pasur rast dhune. Nuk do të dështojë ky operacion per syzet e zonjushës ose për mungesën e tyre.
Besford Lamallari: Rëndësi ka operacioni. Të tjerat janë detaje. Nëse e shohim atë grua si pjesë të skuadrës, ajo ka kamuflazhin e vet, edhe syzet janë veshje normale policie. Gruaja nuk duhet parë si zëdhënëvse vetëm, por duhet parë pjesë e operacionit. Prandaj kurrsesi nuk mund të identifikojë veten. Nëse e shohim kështu, kanë të drejtë të kenë brendin e tyre.
Alfred Lela: Unë nuk e shoh problem pse del me maskë. U luajt në media me këtë pjesën që kemi police bukuroshe. Nga gjëja skerete dhje gjëja e fortë që do trembte kriminelët, kaluam në narrativën e bukuroshes. Shakaja në operacion vazhdon. Policia iu con fjalë “krimnelëve” që ej, ma mbush këtë formularin dhe do të të kap në ndonjë cep. Në vitin e 7 të qeverisë ndodh kjo dhe shpiket kjo gjë në një kohë goxha të largët. Ndodh kjo, kur reforma në drejtësi është nëpër këmbë. Unë besoj se mungesa e seriozitetit duket alarmante.