Pasi socialisti Jurgis Çyrbja dorëzoi mandatin e deputetit, zbulohet se kush pritet ta marrë këtë detyrë, bazuar në listën e deputetëve që garuan në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Mandati i deputetit i takon Erjon Mekës, pasi Denis Deliu dhe Arkend Bala kanë marrë mandatin e deputetit pas Lefter Kokës dhe Rrahman Rrajës.
Jurgis Çyrbja dorëzoi sot mandatin e deputetit pasi dy ditë pasi u mor në pyetje nga prokurorët në SPAK. Vendimi për t’i dhënë fund detyrës si ligjvënës është konfirmuar nga vetë Çyrbja.