Një vaksinë e zhvilluar bashkërisht nga kompania gjermane BioNTech dhe firma amerikane Pfizer ka rezultuar 90% efektive për parandalimin e infeksioneve me COVID-19 sipas provave të fazës së tretë.
Deklarata e të dy kompanive është publikimi i parë i të dhënave të suksesshme nga një provë në shkallë të gjerë rreth vaksinave të koronavirusit. Sipas njoftimit ato nuk gjetën ndonjë shqetësim serioz sigurie lidhur me vaksinën. Studiuesit besojnë se efektet imunizuese nuk do të jenë jetëshkurtra. Nëse kjo vërtetohet vaksina e Pfizer dhe BioNTech do të jetë një përparim në luftën kundër pandemisë së virusit korona.
Efektet mund të zgjasin “të paktën një vit”
Drejtori i përgjithshëm i BioNTech, Ugur Sahin i tha Reuters: “jemi optimistë se efekti i imunizimit mund të zgjasë të paktën një vit.”
“Grupi i parë i rezultateve nga prova e vaksinës faza III COVID-19 ofron provat fillestare të aftësisë së vaksinës sonë për të parandaluar COVID-19”, tha në një deklaratë kryetari dhe drejtori ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla.
Analiza e provave eksperimentale të vaksinave duket se parandalon në mënyrë efektive infeksionin tek pjesëmarrësit “pa prova paraprake infektimi me SARS-CoV-2”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Pfizer paralajmëroi që shkalla e mbrojtjes fillestare mund të ndryshojë me kalimin e kohës dhe e bëri të qartë se nuk ka gjasa qö vaksina të jetö në dispozicion para fundit të vitit. Sidoqoftë, nënkryetari i lartë i zhvillimit klinik të Pfizer, Dr Bill Gruber tha për Associated Press: “Ne ndjehemi shumë të inkurajuar”.
Biden dhe Trump mirëpresin lajmet e vaksinave
Presidenti i sapozgjedhur amerikan Joe Biden i përshöndeti rezultatet premtuese tö provave tö vaksinave, por paralajmëroi se vaksinimi i gjerë öshtö akoma me muaj larg. Ai gjithashtu nxiti publikun amerikan që të vazhdojë të mbajë maska dhe tö respektojö distancön fizike.
“Lajmi i sotëm është një lajm i shkëlqyeshëm, por nuk e ndryshon faktin,” tha Biden në një deklaratë. “Njoftimi i sotëm premton shansin për ta ndryshuar atë vitin e ardhshëm, por detyrat para nesh tani mbeten të njëjtat.”
Tregjet evropiane të aksioneve reaguan pozitivisht ndaj lajmeve me rritje prej 6% të aksioneve të Pfizer, ndërsa aksionet e BioNTech në SHBA u rritën me 18%.
Presidenti i SHBA Donald Trump e quajti në një postim në Tëitter lajmin dhe rritjen e tregut të aksioneve si “LAJM FANTASTIK” .
BE pret për më shumë të dhëna para miratimit
Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn tha se Bashkimi Evropian do të presë me miratimin e vaksinës derisa të mblidhen të dhëna të fazës së vonë të sigurisë për të siguruar pranimin sa më të gjerë të vaksinës. “Më e rëndësishmja për pranimin është që ne ta bëjmë të qartë që në fillim se do të presim për prova klinike në Fazën III përpara miratimit,” tha ai.
Spahn mirëpriti përparimin premtues për një vaksinë të koronavirusit por shtoi se qeveria gjermane nuk dëshiron të bëjë ndonjë premtim të nxituar dhe të sjellë diçka shumë shpejt në treg.
Një vaksinë e mundshme e koronavirusit mund të jetë gati për të filluar në tre muajt e parë të 2021, tha ai.
Komuniteti i shkencës reagon me optimizëm
Ëilliam Schaffner, ekspert i sëmundjeve infektive në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt në Nashville, Tenesi u përgjigj të dhënave të botuara, duke thënë: “Të dhënat e efikasitetit janë me të vërtetë mbresëlënëse. Kjo është më e mirë nga sa parashikonin shumica prej nesh. Unë do të isha i kënaqur me një efikasitet prej 70% ose 75%. 90% është shumë mbresëlënëse për çdo vaksinë. Studimi nuk ka përfunduar ende, por megjithatë, të dhënat duken shumë solide “.
Bernd Salzberger, kreu i Infektiologjisë në Spitalin Universitar Regensburg në Gjermani tha: “Edhe pse vetëm disa raste – gjithsej 94 raste – janë vëzhguar në studim deri më tani, ky është një rezultat shumë i mirë. Asnjë efekt serioz anësor nuk është raportuar – në përgjithësi një rezultat shumë pozitiv, i cili ndoshta do të çojë në një aprovim të hershëm “.
Marylyn Addo, shefe e ilaçeve tropikale në Qendrën Mjekësore Universitare Eppendorf në Hamburg, Gjermani ishte më e kujdesshme, duke thënë: “Të dhënat fillestare nuk janë ende në dispozicion dhe një botim i rishikuar nga kolegët është akoma në pritje. Ne ende duhet të presim për të dhënat e sakta përpara se të bëjmë një vlerësim përfundimtar “.
Vaksina tashmë në prodhim
Mbi 43,500 njerëz morën pjesë në testimin që është zhvilluar që nga fundi i korrikut. Të dy kompanitë thanë se do të aplikonin për autorizim në Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SH.B.A.-së në javën e ardhshme.
Pfizer dhe BioNTech tashmë kanë një kontratë 1.95 miliardë dollarë (1.64 miliardë euro) për të shpërndarë 100 milionë doza vaksinash në SHBA. Ata gjithashtu kanë marrëveshje me BE, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Japoni.
Prodhimi i vaksinës ka filluar tashmë me qëllim që të kursejë kohë. Ata presin që të prodhojnë deri në 50 milion doza në vitin 2020, mjaftueshëm për të vaksinuar 25 milion njerëz.
Pfizer priste që mund të prodhonte deri në 1.3 miliardë doza në 2021. Efektshmëria e raportuar 90% është shumë më e lartë se 50% e efikasitetit që kërkon Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave për të autorizuar një vaksinë të koronavirusit.
Testimi i vaksinave nuk përfundon në fazën 3
Ndërsa shpejtësia me të cilën këto vaksina po përparojnë është e pakonkurueshme në historinë e vaksinologjisë së njerëzimit, ekspertët paralajmërojnë se kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë për të arritur një vaksinë të sigurt dhe efektive.
Megjithëse provat klinike mund të tregojnë se një vaksinë është e sigurt dhe efektive midis dhjetëra mijëra dhe madje qindra mijëra njerëzve, nuk është e mundur që këto prova të eliminojnë çdo efekt anësor të mundshëm që mund të ndodhë midis njerëzve të caktuar ose pas një periudhe të zgjatur kohe.
Kjo është arsyeja pse, edhe pasi një vaksinë është hedhur në treg, është e rëndësishme të monitorohet siguria dhe efikasiteti i vaksinave, tha Naor Bar Zeev, zëvendës drejtor i Qendrës Ndërkombëtare të Vaksinave në Shkollën e Shëndetit Publik John Hopkins Bloomberg në SH.B.A.
“Nuk ka kurrë një siguri,” i tha Bar Zeev DW muajin e kaluar. Kjo mbikëqyrje e vazhdueshme nganjëherë quhet ‘Faza 4’ në provat klinike – dhe mund të duhen shumë vite./ DW