Vaksina antiCovid, sot radha e epidemiologëve

CORONAVIRUS


Ndërsa një ditë më parë u injektuan 50 dozat e para të vaksinës antiCovid në vendin tonë, shpërndarja e saj vijon edhe sot.

Mësohet se kryeministri Rama ndodhet sot sërish në stadiumin ‘Air Albania’ për të parë nga afër procesin, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Rapotohet se sot do të marrin dozën e parë të vaksinës edhe 50 epidemiologë nga Tirana, Durrësi, Kruja e Kavaja.

Një ditë më parë u vaksinua e para shefja e pavionit të Infektivit në QSUT, Najada Çomo, pas saj kryeministri Rama e më tej mjekët e njohur Tritan Kalo dhe Pëllumb Pipero.



Skip to toolbar