Vangjel Tavo viziton në spital kryepeshkopin Janullatos: Lutemi për Fortlumturinë e Tij

AKTUALITET


Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka vizituar në spitalin e Athinës kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Tavo i ka uruar shërim të shpejtë kryepeshkopit, i cili prej më shumë se 2 javësh është i shtruar në spital.

“Sot zhvillova një vizitë në Spitalin Evangjelismo në Athinë për t’u interesuar për gjendjen shëndetësore të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos.


Duke i uruar shërim të shpejtë lutemi për Fortlumturinë e Tij, për rikthim sa më të shpejtë në punën dhe misionin e tij të bekuar duke kujtuar e nderuar përgjithmonë kontributin e jashtëzakonshëm e të pashoqë që ai ka dhënë prej dekadash në forcimin e besimit, jetën kishtare dhe në shoqërinë në tërësi”
, thotë Vangjel Tavo në një postim në Facebook.



Skip to toolbar