Vangjush Dako nuk i shpëton burgut, Gjykata e Lartë i rrëzon kërkesën

AKTUALITET


Është lënë në fuqi masa e “arrestit me burg” për Vangjush Dakon. Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryebashkiakut te Durrësit për një masë me të butë sigurie.

Ish-kryebashkiaku u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme nën dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.

Rasti i parë për të cilën akuzohet Dako lidhet me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshim me ligjin.

Akuza tjetër që rëndon mbi ish-kryebashkiakun lidhet me tenderin për bërjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare, që iu rrit vlera 10-fish.

Gjithsej bashkë me Dakon u lëshuarn 10 urdhër arreste, 6 prej të cilave u ekzekutuan nga policia.



Skip to toolbar