Kisha ortodokse në Tiranë po ben përgatitjet e fundit për të përcjellë kryepeshkopin e ndjerë, Anastasin.
Në ceremonite për kryepeshkopin e Shqipërisë pritet të marrin pjesë besimtarë të shumtë dhe përfaqësues nga patriarkanat ortodokse dhe bota e krishterë më gjerë.
“Shumë njerëz kanë shprehur dëshirën për të marrë pjesë në këtë ceremoni, dihet qe ai ka qene nje figure me nje aktivitet nderkombëtar. Do të kemi njerëz nga Patriarkana Ikumenike she nga patriarkana te tjere. Dhe një perfaqësi nga Vatikani”.
Pas mbërritjes në Tiranë pasditen e së martës, trupi i pajetë i kryepeshkopit do të qëndrojë në katedralen Ngjallja e Krishtit.
“Do vijoje me sherbesat e pershpirtjes, me homazhe nga klerilë dhe populli per te vijuar me diten e neserme me liturgji hyjnore”.
“Ftojme te gjithe besimtaret të behen pjesë e lutjeve”.
Kryepeshkopit Anastas do ti jepet lamtumira e fundit ne daten 30 janar. Kreu i kishes autoqefale qe nderroi jete ne moshen 95 vjecare do te prehet ne katedralen ngjallja e krishtit. Varri i krypeshkopit do te jete ne ambjentet e brendshme te katedrales, sipas tradites se ortodoksise. Anastasi do varroset keshtu ne ate që u be atdheu i tij i dyte. ndersa besimtaret ortodokse qe do vijne te vizitojne strehen e tij te fundit, me siguri qe nuk do jene vetem shqiptare. Për ABC News, Gerta Vasku Tirane./abcnews.al