Vasjari-Lubonjës: Reforma monitorohet nga të huaj, ata s’dashurojnë Ramën!

POLITIKË


Reforma në Drejtësi është bërë temë diskutimi në emisionin “Real Story”, në News24, ku analistët Fatos Lubonja dhe Arjan Vasjari kanë rënë dakord se kjo nuk është një reformë perfekte, por ndryshe nga Lubonja, Vasjari mendon se kjo reformë që në hapin e parë është monitoruar nga ndërkombëtarët.

“Nuk besoj që kjo është reforma perfektë”, tha Vasjari, ndërkohë që Lubonja vuri në dukje se “reforma ka dy aspekte, si është Kushtetuta, dhe si implementohet”.

“Jam dakord me ty, kjo reformë ka probleme. Por, ne nuk mund të anashkalojmë një element thelbësor. Kjo nuk është një reformë që është lënë në autonominë e faktorit shqiptar. Që në hapin e parë e deri më sot kjo reformë monitorohet nga ndërkombëtarët, që nuk besoj se janë të dashuruar me Edi Ramën”, deklaroi Vasjari.



Skip to toolbar