Vatër zjarri në malin e Shëngjinit/ Rrezikohen rezidencat e pushuesve afër portit

AKTUALITET


Një vatër zjarri është shfaqur këtë pasdite në malin e Shëngjinit, mbi port aty ku ndodhen edhe banesa. Nuk dihet ende shkaqet e këtij zjarri. Por për shuarjen e tyre janë angazhuar shërbimi zjarrfikës dhe punonjës të shërbimit pyjor.

Për shkak të erës flakët po përparojnë mund të rrezikojnë përhapjen. Një pjesë e banesave që ndodhen poshtë flakëve të zjarrit shërbejnë si rezidenca për pushues të ndryshëm, ndaj edhe është kërkuar ndërhyrje e koordinuar ndërmjet të gjitha institucioneve për të vënë nën kontroll flakët./abcnews.al



Skip to toolbar