Vatikani mbyll Kapelën Sistine, përgatitet për konklavën papale pas vdekjes së Papa Françeskut

BOTA


Vatikani ka mbyllur për publikun Kapelën Sistine, ndërsa po përgatitet për konklavën papale që do të zgjedhë pasardhësin e Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë më 21 prill në moshën 88-vjeçare.

Papa Françesku u varros të shtunën në Sheshin e Shën Pjetrit, ku morën pjesë udhëheqës botërorë dhe mijëra besimtarë. Vatikani po respekton një periudhë zije prej nëntë ditësh, përpara se të nisë procesi i zgjedhjes së Papës së ri.

Konklava pritet të zhvillohet midis datave 5 dhe 10 maj, në përputhje me rregullat e Kishës Katolike.

Kardinalët do të mblidhen në fshehtësi në Kapelën Sistine për të votuar për Papën e ardhshëm, i cili do të përcaktojë drejtimin e ardhshëm të Kishës, nëse do të vazhdojë reformat progresive të Papa Françeskut apo do të rikthehet tek një linjë më konservatore.



Skip to toolbar