Vijojnë të dalin në dritë të tjera detaje nga vdekja e mistershme e katër turistëve rusë në një hotel, në Qerret të Kavajës.
Mësohet se drejtësia shqiptare e ka regjistruar për veprën penale të vrasjes vdekjen e turistëve.
Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e të premtes, rreth mesnatës, ku viktima janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.