Vdekja e notarit, drejtori i spitalit: Dyshojmë arrest kardiak

AKTUALITET


Notari lezhjan, i cili ndërroi jetë gjatë maratonës së notit në Sarandë vdiq nga një arrest kardiak. Një ditë pasi në këtë qytet ndërroi jetë notari 65-vjeçar Mark Ademi, drejtori i spitalit Tajar Lako në një intervistë për Report Tv tregon se lezhjanit iu dha ndihma e parë me shpejtësi, por nuk mundi të mbijetonte, ndërsa shkak dyshohet arresti kardiak.

“Shpreh ngushëllimet e mia si drejtues, por edhe si staf  i spitalit të Sarandës për Mark Ademin. Duke qenë se qyteti i Sarandës është një qytet turistik po me të njëjtën kohë edhe Lezha, dhe Mark Ademi ka qenë një notar i vjetër dhe ka ardhur në qytetin tonë për një aktivitet. Për këtë aktivitet është njoftuar edhe spitali i Sarandës, i cili ka dërguar pranë aktivitetit edhe një grup infermierësh”, tha Lako.

Sipas të dhënave, pasi ka ndodhur zhytja e Mark Ademit, miqtë e tij që kanë qenë në notim, miqtë e tij që kanë qenë në notim, i kanë dhënë ndihmën e parë, pasi nuk është ndjerë mirë dhe është nxjerrë në anë të detit. Aty ka asistuar direkt një mjek. Më pas është thirrur ambulanca dhe aty kanë shkuar 3 infermierë.

“Është dhënë ndihma e parë në moment sa për të dhënë reagimin e parë dhe me ambulancë është sjellë në spitalin tonë te shërbimi i urgjencës, ku kanë asistuar 4 mjekë për 45 minuta ose 1 orë, por përfundimi nuk ishte pozitiv. Sipas të dhënave diskutohet për një arrest kardiak” deklaroi ai.

65-vjeçari ishte pjesë e maratonës së notit për Veteranë të zhvilluar dje në Sarandë. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:40, teksa ai ishte në bregdetin e Sarandës, ku merrte pjesë në maratonën e notit, e organizuar  nga federata shqiptare e notit.



Skip to toolbar