Në një intervistë për Real Story, aktivisti Gary Kokalari komentoi shpërthimin e Gërdecit duke thënë se vdekja e Kosta Trebickës i duket e dyshimtë dhe se ekzaminimi i trupit të tij nuk ka qenë i saktë. Më tej, Kokalari shtoi se doktorët që ekzaminuan trupin e Kostës ishin të shoqëruar me Sali Berishën, nuk ishte një ekzaminim i qartë i pastër për mua
“Unë kam folur me Kostën vetëm pak ditë para se vdiste dhe me tha se do të dilte për gjueti. Unë e dija që ishte gjuetar. Ai në fakt më kishte ftuar shkoja me të, por i thash se kisha dicka për të bërë, më dukej e dyshimtë.
E kam sygjeruar në disa raste dhe kam folur me disa njerëz që kishin pikëpyetje dhe këtu nuk po them se cilët janë ata, por u kam sygjeruar se një patologjist ndërkombëtar që ishte i përfshirë në disa raste vrasjesh ka parë trupa të dekompozuar për 20-30 vite dhe kupton se cilët janë arsyet se pse vdes një person dhe kush e vret një person. Unë nuk mund ta di përgjigjen por ka qenë e cuditshme ai shtypi në kallot e familjes Berisha.
Ata njihen që janë njerëz të pamëshirshëm. Nuk ishte një ekzaminim i saktë i trupit të tij. Doktorët që bënë autopsinë ishin të shoqëruar me Sali Berishën dhe ishin të anshëm dhe sic mbaj mend tani ata dërguan nga Virginia. Ishte e marrë në momentin e fundit, kongresmeni nga Virginia kishte një marrëdhënie me Fatmir Mediun dhe ka një mënyrë si lëviz në Ëashington si një gjarpër duke bërë kontakte, ndoshta në mënyrë rastësore.
Ndoshta në mënyrë rastësore por ai erdhi nga Virginia dhe deklaroi se ishte një aksident nuk kishte asnjë kualifik. Doktorët që ekzaminuan trupin e Kostës ishin të shoqëruar me Sali Berishën, nuk ishte një ekzaminim i qartë i pastër për mua. Edhe sot mund të gërmojnë në atë varr dhe mund të marrë një përfundim më të saktë se cfarë ndodhi. Cfarë ndodhi nuk e di, mund të ishte aksident por nëse ishte, është një në një million dhe më duket shumë i dyshimtë.”
