Deri në fund të shekullit, vdekjet nga nxehtësia në Evropë mund të trefishohen. Kjo është ajo që del nga një studim i udhëhequr nga Qendra e Përbashkët Kërkimore në Komisionin Evropian.
Rritje eksponenciale të viktimave shënojnë vendet e Evropës Jugore, të cilat sërish këtë verë janë përballur me valë të nxehta anormale dhe të zgjatura si Italia, Greqia, Spanja dhe Portugalia.
Hulumtimet tregojnë se nxehtësia është shumë më e rrezikshme se i ftohti ekstrem, i cili aktualisht ka më shumë viktima. Rritja progresive e temperaturave do të zvogëlojë numrin e vdekjeve të shkaktuara nga ngrica, megjithëse pak, por do t’i ekspozojë të moshuarit – të cilët janë shumë të cenueshëm – ndaj rreziqeve më të mëdha.
Valët e të nxehtit mund të vrasin deri në 129,000 njerëz në vit në Evropë, krahasuar me 44,000 aktuale, dhe numri vjetor i vdekjeve nga të ftohtit dhe nxehtësia mund të arrijë në 450,000 në vitin 2100./abcnews.al