‘Vdes’ Ramaduro/ Minxhozi: Sulme të vjetra.Mërtiri: Berisha thotë përralla

Më të fundit


Analisti politik Skënder Minxhozi ka deklaruar se, gjatë administratës së Donald Trump, kryeministri Edi Rama i kaloi pa pasoja dy nga krizat më të mëdha politike në vend, atë të “Çadrës” dhe bojkotin e opozitës.

Sipas Minxhozit, opozita është përpjekur t’i shfrytëzojë këto ngjarje për të krijuar kapital politik, por paralelja mes Tiranës dhe Karakasit, sipas tij, është e pamundur.

“Nën qeverisjen e Trumpit, Rama kaloi pa i hyrë gjemb në këmbë dy nga krizat më të mëdha politike: atë e ‘Çadrës’ dhe bojkotin.Opozita është munduar t’i shfrytëzojë këto ngjarje për të krijuar kapital politik, por paralelja midis Karakasit dhe Tiranës është e pamundur. Kjo narrativë do ta shoqërojë opozitën për sa kohë ajo udhëhiqet nga liderët e vjetër.”

Analisti Ergys Mërtiri deklaron se Sali Berisha lidh ngjarjet globale me çështjen e tij personale dhe krijon narrativa të pabaza. Ai thekson se arrestimi i Maduros nuk ka lidhje me Ramën, ndërsa pretendimet se Rama do të arrestohet dhe Berisha do të vijë në pushtet janë “përralla pa sens”.

“Dy gjëra vlen të theksohen: mënyra se si e përdor Rama këtë situatë dhe gjendja në të cilën ndodhet Berisha. Për mua, Rama nuk ka merita, sepse SHBA-së i duhet Shqipëria. Ai përfiton personalisht, pasi kundërshtari që ka përballë artikulon narrativa dhe ‘përralla’ që i modifikon sipas interesit.

Berisha ka një tundim për ta lidhur hallin e vet me shumë ngjarje: sa herë ka revolta në botë, thotë se “po fryn era” dhe se çdo gjë që ndodh në glob ka lidhje me Berishën. Gjithçka është një përrallë pa sens. Arrestimi i Maduros nuk ka asnjë lidhje me Ramën, vija paralele. Berisha thotë se Rama do të arrestohet dhe se ai do të vijë në pushtet.”



Skip to toolbar