Presidenti Trump fton personalisht kryeministrin Rama të jetë anëtar i bordit të paqes, që do të menaxhojë tranzicionin në rripin e Gazës, një investim personal i presidentit amerikan. Rama shprehet krenar për Shqipërinë. Ndërkohë kjo është një goditje e fortë për opozitën, e cila prej javësh priste helikopterët amerikane të ekstradonin Ramën si Maduron. Por në të kundërt, Presidenti Amerikan ngre kryeministrin Rama dhe Shqipërinë në nivelin më prestigjioz ndërkombëtar.
“Shumë i nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar prej tij, ku Shqipëria ftohet si anëtare themeluese, duke ngjitur kështu ndërkombëtarisht një tjetër majë krejt të paimagjinueshme vetëm deri pak vite më parë.
Nuk mund të jem më krenar për Shqipërinë, për gjithçka kemi bërë në këto vite duke e kthyer atë në një Shqipëri tjetër, të denjë dhe të respektuar botërisht si asnjëherë më parë. Pa diskutim, edhe për nivelin ku e kemi ngritur marrëdhënien e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u ftuar me një respekt dhe vlerësim të posaçëm nga Presidenti Donald J. Trump për t’u bërë pjesë e një bordi ndërkombëtar të krijuar dhe të kryesuar prej tij, si dhe për të punuar së bashku me të.Thank you, Mr. President
God bless Albania and the United States”, shkruan Rama.
