Një i ri shqiptar ka ndërruar jetë në spitalin e Valencias në Spanjë, pasi është qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar dhe më pas është lënë në derë të spitalit nga miqtë e tij, të cilët janë larguar për t’i shpëtuar hetimit policor. Siç raportojnë mediat lokale, i riu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte lënë i plagosur tek dera e spitalit nga persona të panjohur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 të së mërkurës, kur persona të panjohur, të cilët mendohet se janë me kombësi shqiptare, lanë viktimën në dyert e spitalit me plagë me armë zjarri, pa saktësuar numrin e plagëve. Mjekët u kujdesën për të riun edhe pse nuk mund të bënin asgjë për të shpëtuar jetën e tij. Policia heton që janë personat që e transferuan viktimën në qendër dhe në çfarë rrethanash ka pësuar plagë me armë zjarri, që i shkaktuan vdekjen.