Veliaj emëron dy nënkryetaret e reja në Bashkinë e Tiranës, kush janë dy zonjat që morën detyrën

AKTUALITET


Pas largimit të Arbjan Maznikut, i cili pak javë më parë u emëruar si ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, dhe Anisa Rusetit, e cila mori detyrën e drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar sot emrat e dy nënkryetarëve të rinj të bashkisë së kryeqytetit.

Frida Pashako dhe Jonida Halili janë dy zonjat që kanë marrë besimin e Veliajt për postin e nënkryetareve të Bashkisë së Tiranës, duke plotësuar kështu edhe dy vendet vakante pas largimit të Maznikut dhe Rusetit.



Skip to toolbar