Të martën mbahet mbledhja e Këshillit Bashkiak ku do të diskutohet për shkarkimin e Veliajt
Në emisionin “Real Story” në ABC News, juristja Brizida Gjikondi u shpreh se kësaj çështje i jep zgjidhje gjykata, ndërsa theksoi se Erion Veliaj nuk ka bërë një kërkesë për të qenë prezent, por sipas saj thjesht “po bën lojëra politike”.
“Ai nuk bërë kërkesë, po luan me emocionet…Kjo është e shëmtuar. Që nga momenti që zoti Rama e zëvendëson është vetëm për konsum emocional mediatik. Rama e shkarkoi dhe e zëvendësoi. Përse nuk ka bërë kërkesë. Kur bën një kërkesë, të paraburgimi i Durrësit, dhe drejtuesi i thotë nuk ta jap të drejtë. Veliaj pikërisht me këtë përgjigje shkon në Gjykatë. Ligji do prova, jo thashetheme apo statuse në Facebook”, tha Gjikondi.
Nga ana e tij nënkryetari i këshillit Bashkiak, Dorian Teliti ritheksoi se sipas tij, Veliaj ka të drejtë t’i dëgjohet fjala, ndërsa nënvizoi se është me rëndësi që të respektohet dhe procedurat të bëhen sipas ligjit.
“Detyra ime, detyra jo është të stopojë këtë mekanizëm. Këta mund të kenë dëshirë për të bërë lojëra dhe mua më intereson që shkarkimi i Veliajt të mos kthehet pas, mos kthehet në detyrë se ka bërë dëm. Nuk po i dal në ndihmë Veliajt, por Tiranës që të mos paguajmë qindra miliona euro për një gabim procedural”, tha Teliti.
