150 familje dota festojnë mbrëmjen e ndërrimit tëviteve në banesën ere. Kryetari i Bashkisësë Tiranës, Erion Veliaj, ministrii Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj dhe Prefekti i Tiranës, Toni Gogu,u dorëzuan sot dokumentet e pronësisë së banesave të rindërtuara familjeve tëQani Merepezës, Ibrahim Myrtës dhe Rifat Myrtës në Pezë, të cilat u rindërtuanshumë herë më të mira se të vjetrat që u prishën nga tërmeti.
Sipas kryebashkiakut Veliaj, 2021 do të jetë viti i rimëkëmbjes, si për banesat, ashtu edhe për shkollat e reja. “Para ardhjes së Vitit të Ri do të strehojmë edhe 150 familje të tjera, ndërsa që në ditët e para të janarit nism punën për lotet e tjera. Viti 2021 do të jetë vitii rimëkëmbjes!Së bashku me qeverinë dhe ministrin e Rindërtimitdo të vazhdojmë ringritjen me pallatet dhe shtëpitë, por do të përfundojmë edhe shumë nga shkollat. Kemi hedhur themelet për gjimnazin “Sami Frashëri” dhe shkollën në Mangull, por kemi përfunduar shkollat në Lalm dhe Allgjatë. Do të vazhdojmë me shkollat e ndërmjetësuara nga qeveria me qeverinë e Katarit dhe Sllovakisë, siç është shkolla e Pezë Helmesit”, shpjegoi Veliaj.
Ai shtoi se gjatëprocesit të rindërtimi nuk është paragjykuar askush për bindjet e tij politike, por u është shërbyer të gjithëve njësoj. “Sa herë kemi ardhur në Pezëpër të përkujtuar Konferencën e Pezës, kemi përmendur një slogan: “Për një bashkim, përtej çdo feje, krahine dhe ideje”. Nëse në atë kohë, ky slogan shërbente për të krijuar një bashkim nëluftë, për të qenë një front në mbrojtje tëvendit, sot slogani përtej çdo krahine, feje dhe ideje, ka qenë motoja jonë për rindërtimin. Nuk është paragjykuar askush, nuk i ështëkërkuar askujt tesera e partisë, njerëzit nuk janë ndarënë të nënës dhe të njerkës. Jemi shembulli se u shërbejmë me përulësi të gjithëve njësoj”, tha ai.
Veliaj siguroi se puna nuk do të ndalet, kurse lagjet e reja do të ofrojnë kushte më të mira për familjet e prekura nga tërmeti. “Kush punon, merr edhe kritika. Kush nuk punondhe fle, kush ankohet dhe mundohet të përçajë njerëzit, sigurisht që nuk ka duk, as produkt. Ndaj, ne do të fokusohemi te puna. Lagjet në periferi do të jenë të unifikuara, siç është lagjja në Pezë të Madhe, mëafër njësisë; po ashtu edhe në Vaqarr dhe Baldushk, i afrojmë familjet te qendrat shëndetësore, pranëshkollës dhe kopshtit, për t’u siguruar që kjo fatkeqësi është edhe një mundësi për t’i bërë gjërat ndryshe”, deklaroi ai.
Ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj theksoi se qeveria e drejtuar nga kryeministri Rama tregoi përgjegjësi, duke qenë në krye të rindërtimit. “Jemi duke ndërtuar 158 shkolla në të gjithë zonën e dëmtuar. Kemi filluar ndërtimin e apartamenteve në Tiranë tek “5 Maji”, në Kavajë, në Durrës, në Rrogozhinë, në Lezhë, në Krujë, në Fushë Krujë, në Thumanë dhe në Laç. Dua t’u kujtoj shqiptarëvese kush u gjend atë ditë në krye të punës, kurra qameti i madh i 26 Nëntorit; kush e mori përsipër, kush e mbajti barrën, kush e mbajti fjalën dhe kush po i fut qytetarëtnë shtëpitë e tyre falas: Vetëm socialistët, qeveria e Edi Ramës dhe ne që punojmë çdo ditë për qytetarin e thjeshtë”, tha Ahmetaj.
Prefekti i Tiranës, Toni Gogu u shpreh se kantieret e ndërtimit janë treguesi më i qartë i fuqisë së transformimit.