Veliaj ngushëllime për ndarjen nga jeta të Sassolit: Një adhurues i Shqipërisë!

Më të fundit


Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të Presidentit të Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli.

“Iku shumë shpejt!
Me trishtim të thellë dëgjova për largimin e hershëm të David Sassoli. Presidenti karizmatik i Parlamentit Europian, një evropian i pasionuar, një italian tipik, një adhurues i vërtetë i Shqipërisë, dhe një mik i dashur!
Trashëgimia e tij bujare do të mbetet! Addio amico mio!”, shkruan Veliaj.

Kujtojmë që gjatë vizitës së tij në Tiranë, Kryetari Veliaj i dorëzoi z. Sassoli “Çelësin e Tiranës”, si një mik i hershëm i shqiptarëve dhe mbështetës i aspiratave evropiane të vendit tonë.



Skip to toolbar