Kryebashkiaku Erion Veliaj iu përgjigj sot disa portaleve, në të cilat ka qarkulluar lajmi se ai përdor një makinë të kushtueshme të markës Maybach dhe e parkon para godinës së bashkisë. Në fakt, lajmi në fjalë është hedhur në rrjetet sociale nga gazetari Artan Hoxha, e më pas u publikua në disa portalet, pavarësisht se me një kërkim të thjeshtë në databazën e targave rezulton se është i pavërtetë dhe Veliaj nuk e ka në pronësi një makinë të tillë.
Veliaj ka sqaruar se lajmi është i pavërtetë dhe se është publikuar nga portale gjobëvënëse. Ai deklaroi se është koha të zgjedhim nëse do vazhdojmë përpara me punë apo do merremi me shpifje dhe vendosje gjobash.
“Po u more me gjobat që vendosin portalet dhe televizionet nuk bën dot asnjë punë. Njëri thoshte se lali ka blerë makinë 500 mijë euro. E para e punës, kush më njeh e di se unë nuk jam rraqexhi makinash. Më thanë dil e sqaroje, po kë të sqaroj? Edhe ai që e ka shkruar këtë rrenën e di që nuk është e vërtetë. Por, po t’i shkosh atij të portalit, ai thotë: Më jep një shtëpi, më fal një makinë. Po nëse merresh me këta, ata këtë punë kanë sepse kanë hapur nja dy-tre portale dhe thonë: Më sill lekët që mos të të biem. Më mirë bëjmë shtëpitë e njerëzve se sa t’I përgjigjemi gjobave të këtyre. Po u fokusuam në punë, ajo flet vetë. Dy mundësi kemi: Ose të merremi me logje, t’i vëmë gjoba njëri-tjetrit, ose merremi me punë, që të ngelet një vepër konkrete, një ndërtesë, një sh