Veliaj pret kryetaren e Komunës së Preshevës

AKTUALITET


Panairi i Librit, por dhe Festivali i Muraleve artistike në qytetin e Preshevës ishin dy prej projekteve që sollën në Tiranë kryetaren e Komunës, Ardita Sinani. Pas takimit, kryebashkiaku Erion Veliaj, i dhuroi asaj edhe Kullën e Sahatit të Tiranës.

Kryetarja e Komunës së Preshevës u shpreh mjaft e privilegjuar për bashkëpunimin me Tiranën dhe me kryetarin e saj, Veliaj.

“Jam jashtëzakonisht e emocionuar dhe e nderuar. E nisa detyrën me momente të vështira. Edhe në pritjen e parë më ke dhënë forcë dhe tani më shkon gjithçka mbarë dhe uroj ta përfundoj edhe mandatin ashtu siç keni bërë ju deri në këto momente. Jeni shembull në rajon dhe ne jemi të privilegjuar që të kemi një bashkëpunim kaq të ngushtë me ju,”-u shpreh Sinani.

Kryebashkiaku i Tiranës tha se është kënaqësi bashkëpunimi sidomos në fushat me interes të përbashkët kulturor, si Panairi i Librit, apo dhe muralet artistike.

“Ne duam të vazhdojmë me disa projekte, si Festivali i Muraleve, apo Panairi i Librit. Ne do ftojmë delegacionin nga Presheva për Panairin tonë të Librit në Tiranë, shohim aty modelin dhe pastaj e replikojmë në Preshevë dhe besoj që, në qoftë se e mbushim me këto aktivitete, realisht kemi kaluar nga fjalët në një bashkëpunim konkret. Mezi pres që vitin tjetër që do të jemi Kryeqyteti Europian i Rinisë të kemi sa më shumë djem dhe vajza nga Presheva, jo vetëm për të afirmuar talentin e tyre, por edhe për t’u binjakëzuar,”-deklaroi Veliaj.



Skip to toolbar