Veliaj uron Pavarësinë: Flamujt që valëviten sot na tregojnë sa të bekuar jemi që jetojmë në këto toka

AKTUALITET


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uron gjithë shqiptarët për 111-vjetorin e Pavarësisë. Ai ka zgjedhur një video të veçantë urimi me fëmijët e qytetit, ku citon se sa të bekuar jemi që jetojmë në këto toka.

“Gëzuar 111 vjetorin e Pavarësisë – Gëzuar Ditën e Flamurit Shqipëri.

Flamujt që valëviten sot na kujtojnë sa të bekuar jemi që jetojmë në këto toka. ”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Dita e sotme, 28-Nëntori do kulmojë me Paradën e Shqiptarëve, një aktivitet madhështor që bën bashkë shqiptarët nga i gjithë rajoni e bota, e që organizohet për herë të parë në Shqipëri.



Skip to toolbar