Veliaj: Vlera e pronës në Tiranë nuk është rritur aksidentalisht. Ja arsyet

Më të fundit


I ftuar në emisionin “Real Story” me Sokol Ballën, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj foli për rritjen e vlerës së pronës në kryeqytet. Veliaj tha se do ishte problem pwr qytetin nëse vlera e pronës do ulej.
“Sot unë erdha këtu në News 24 nga zgjatimi unazës që shkon deri në Shkozë.

Ky investim ka rritur vlerën e pronës dhe ka rritur dëshirën për të investuar në ato shtëpi që mund të ishin në disa raste informate. Vlera e pronës nuk është rritur aksidentalisht, por është rritur ku është zgjatuar “Lumi Lana”, ku është gjurma e “Unazës së Madhe”, afër “Liqenit” ku është transformuar totalisht pjesa që çliruam nga zaptimi, te “Pazari i Ri”, te “Bulevardi Zogu I”, te “Bulevardi i Ri” ku tani është vendosur pjesa më e madhe e investimeve”, sqaroi Veliaj.

Kryebashkiaku kujtoi se çfarë ka mësuar nga Michael Blumberg ditën e parë që bënë kursin e Kryetarëve të Bashkive në Harvard: “Nëse vlera e pronës shkon lart qyteti i ka punët mirë, ti rri në një shtëpi që po zhvlerësohet aty kemi një problem”. Fatmirësisht ne nuk e kemi këtë problem”, theksoi ai.



Skip to toolbar