Vendimi i Biden për Ukrainën/ Nazarko: Kjo situatë i rrit vlerat Trump. Hoxhaj: Përpara se Trump të vijë në pushtet duhet që lufta të “ngrijë”

Më të fundit


Raketat amerikane, që iu dhuruan Kievit dhe që kanë rreze veprimi nga 140 – 300 km largësi, mund të ndryshojnë dinamikat në frontin e betejës. Deri më tani nuk janë raportuar raste të goditjes së bazave ruse.

I ftuar në studion e “Real Story” komentatori politik Mentor Nazarko u shpreh se roli i Trump është I rëndësishëm dhe se përshkallëzimi i luftës, e rrit vlerën e tij nëse ndërhyn mes palëve.

“Presidenti Trump do të jetë I lumtur nga ky vendim pavarësisht se njerëzit e tij e quajnë si luftë e tretë, sepse ky përshkallëzim e rrit vlerën e ndërhyrjes së Trump mes palëve dhe procesit. Mendoj që është në vjim e sipër dhe do të ketë një angazhim të Elon Musk, Trump më duket si I komanduar prej tij.Në ato arsyet që kanë dhënë strategjikisht arsyeja më immediate është që Ukraina të mbajë rusët. Rusët kanë grumbulluar shumë ushtarë. Në pikëpamjet dinamike ndërluftuese ,mendohet që përdorimi I këtyre raketave mund të ndihmojë që të ulet presioni mbi ata ukrainas.

Eksperti I marrëdhënieve ndërkombëtare, drejtpërsëdrejti nga Mbretëria e Bashkuar u shpreh se ky vendim I Biden është diskutuar nga Trump si dhe solli në vëmendje takimin mes përfaqësuesve të Britanisë së Madhe dhe kryeministrit të Kinës.

“Unë besoj që vendimi I Biden ka qenë I këshilluar nga Trump sepse është diskutuar lufta. Nëse analizojmë pozitën e zv presidentit, është që duhet të ulemi me Ukrainën dhe të ngrijmë luftën aty ku është dhe kjo I jep një dorë Ukrainës që të shtyjë më tej ushtrinë ruse që të ulen. Është një vendim për të inkurajuar Mbretërinë e Bashkuar, Britania është takuar për herë të parë pas 6 vitesh më kryeministrin kinez dhe pjesë e diskutimit ka qenë si duhet të zgjidhet situata në Ukrainë. Përpara se Trump të vij në pushtet, lufta të ngrihet aty ku është.” /abcnews.al



Skip to toolbar