Vendimi i Këshillit të Ministrave, lirohet nga detyra zëvendësministri i Mbrojtjes

AKTUALITET


Këshilli i Ministrave mori disa vendime në mbledhjen e sotme, ku mes tyre u njoftua edhe lirimi nga detyra e zëvendësministrit të mbrojtjes Dorian Tola.

Tola mbajti postin e zëvendësministrit që prej 5 qershorit të vitit 2024. Vendimi i Këshillit të Ministrave:

” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Dorian Tola, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”



Skip to toolbar