Ulsi Manja tha sot para grupit socialist se nuk ka vend për zëvendësimin e ndalimit të largimit jashtë vendit me atë të arrestit në burg apo në shtëpi, për deputeten Belinda Balluku.
Ai i ka kërkuar kolegëve dhe Kuvendit rrëzimin e kërkesës së SPAK, mosdhënien e këtij autorizmi.
“SPAK pretendon ekzistencë e një rreziku, duke përmendur ndikimin përmes personave me influencë, personave të administratës, apo tentativa presioni ndaj dëshmitarëve. Sigurisht, në kërkesën e SPAK, lidhur me rrezikun e prishjes së provave, i refeorhj fdunksioneve ekzekutive të zonjës balluku, ky shkak ka rënë. Sot që flasim, nuk ka një akuzë për pengim të drejtësisë. E dyta, nuk ka asnjë provë direkte apo indirekte ku deputetja Belinda Balluku të ketë përdorur ndikimin e saj për të prishuar provat. Vepra penale për të cilën akuzohet, është me natyrë administrativo-penal, dokumentacioni i praktivave të ndryshuara, sot janë të sekuestrrua në minsitrinë e Infrastrukturës, janë në dispozicion të SPAK. Na paraqitën një procesverbal ku dy shtetase bisedojnë me njëra-tjetrën lidhur me dëshminë, njëra nga këto shtetase e ka dhënë në SPAK, e cila pretendon se mbi këtë është intimiduar. Nuk rezulton as nga procesverbali që u paraqit, as nga deklarimet e kësaj shtetese, se është intimiduar. Ajo tha, unë do t’i qëndroj dëshmisë sime, edhe sikur të intimidohem nga njerëz të fortë. Një provë e tillë duhet provuar me prova të forta. E dyta, lidhur me dëshmitarët, ajo ka statusin e të pandehurës, thëniet e një të pandehure, merren me rezervë. Kjo del nga fakti që i pandehuri nuk mban përgjegjësi për dëshmi të rreme. Akuza mbetet përsëri e njëjta. Rreziku ia rratisjes duhet të jetë real, dhe jo i supozuar. Në të gjitha rastet, Balluku është kthjyer nga udhëtimet jashtë Shqipërisë. Edhe kartën e re të deputetes, mbrojtësit e saj ek anë dërguar. Pretendimi se sanksioni penal hipotetikisht mund të çojë në rrezik arratisje, nuk qëndron. Ne si anëtarë të mazhorancës arrijhmë në përfundimin se nuk ka vend për dhënien e autorizimit për zëvendësimin e masës së sigrimit personal, atë të ndalimit të daljes jashtë shtetit, me atë të arresti në burg apo në shtëpi”, theksoi Manja.
