Kryeministri Edi Rama theksoi se zgjedhjet e reja vendore duhet t’i kthejnë Diasporës vëmendjen që meriton.
Gjithashtu Rama bëri të qartë se nuk do ketë asnjë kandidat që të marrë miratim për kryetar bashkie pa 10 kontrata të firmosura në kuadër të paketës së maleve dhe pa 3 ndërmarrje të përbashkëta.
“Në ndërkohë që gjërat nuk shkojnë mirë, unë besoj se kemi të gjitha arsyet të mendojmë që turizmi do të shkojë shumë mirë. Dhe është e domosdoshme që të gjithë të jenë të mobilizuar në këtë drejtim sepse Shqipëria është turistike kudo. Duhet të vendosim në lëvizje vetveten për të mbushur sa mundemi hendekun e krijuar hendekun e Tiranës.
Zgjedhje e reja vendore janë momenti për t’i kthyer Diasporës vëmendjen që meriton me fakte, jo me takime e festa që janë të mira e të nevojshme dhe ka dy elementë që të gjithë i kanë në dispozicion, paketa e maleve dhe linjat e kredisë të Bankës së Shqipërisë së bashku me burime të tjera financimi për të ndërtuar ndërmarrje të përbashkët mes bashkive dhe grupeve të interesit në fshat. E rithem që nuk do kete asnjë kandidat që të marrë miratim për kryetar bashkie pa 10 kontrata të firmosura në kuadër të paketës së maleve dhe pa 3 ndërmarrje të përbashkëta.
Dhe reforma administrative territoriale ti vendosë bashkive gjithë atë territorial rural dhe ai të shihet si territor punës komunale nga bashkitë”, tha ai, duke shtuar: “Puna me tokën nuk mund të mbetet e mbështetur vetëm nga mjetet financiare në dispozicion, duhet mbështetur nga pushteti vendor. I duhet vënë gishti të gjitha plagëve që kërkojnë shërim. Ky është një kusht që të gjithë duhet ta mbajnë parasysh si një incentivë që duhet ti bëjnë këto gjëra nëse duan të rikandidojnë”. tha Rama.
