Komisioni i Venecias mbështet zgjatjen e mandatit të organeve që kryejnë vettingun e njerëzve të drejtësisë, deri në date 31 Dhjetor 2024. Në draft-opinionin e “Venecias” që ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, thuhet amendamenti kushtetues, për zgjatjen e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualikimit dhe Komisionerit Publik, është në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Ky opinion i “Venecias” i jep një shtysë më shumë mazhorancës për të shkuar në seancë parlamentare e të hedhe në votim ndryshimin në Kushtetutën e vendit.
Opinioni perfundimtar i Komisionit te Venecias do te diskutohet e me pas do miratohet ne sesionin e dates 10 Dhjetor. “Venecia” u angazhua ne kete proces pas kerkeses se Kuvendit te Shqiperise. Mazhoranca eshte shprehur me heret se qellimi i ndryshimit kushtetutes eshte qe te gjithe magjistratet, gjyqtare dhe prokurore t’i nenshtrohen te njejtit standard kontrolli, pasi kalimi i verifikimit tek KLGJ e KLP do sillte ndryshim te metodologjikes se punes, si dhe mundesisht konflikt interesi.
Deri me tani Keshilli i Legjislacionit ka zhvilluar nje sere seancash degjimore me eksperte konstitucionaliste, perfaqesues te shoqerise civile dhe akademike.
Per votimin ne Parlament te ndryshimit kushtetutes nevojiten te pakten 94 vota deputetesh, te cilat PS nuk i gezon e per kete arsye nevojiten edhe votat e opozites. Deri tani opozita nuk eshte shprehur zyrtarisht nese do votoje pro apo kunder ketij ndryshimi kushtetutes.