“Veshët në dorë t’i jap”, Sharje dhe ofendime debati mes zyrtarëve të PSD dhe VV

AKTUALITET


Një përplasje me tone të ashpra ka ndodhur gjatë mbledhjes së ditës së djeshme në Kuvendin Komunal të Prshtinës.

Protagonistë kanë qenë dy përfaqësues në këtë Kuvend, Besnik Mujeci i Lëvizjes Vetëvendosjes dhe Vala Peshku e PSD-së.

Në një video e cila është bërë tepër virale në rrijete sociale, shihet përfaqësuesja e PSD-së, e cila i hakërrehet kolegut të saj me tone mjaft të ashpra.

“Veshët në dorë t’i jap! Hajvan!”, dëgjohet të thotë Peshku në video, ndërkohë që nuk dihen ende arsyet që kanë çuar dy zyrtarët lokalë deri në këtë përrplasje të ashpër me tone ofenduese.



Skip to toolbar