Vetëm pak orë para tubimit, Lulzim Basha takohet me ambasadoren e SHBA

AKTUALITET


Disa orë para manifestimit të thërritur nga kreu i shtetit, Ilir Meta dhe konfirmimit të pjesëmarrjes nga opozita, sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Takimi i cili ka zgjatur rreth dy orë.

Pas përfundimit të tij Basha dhe Kim kanë refuzuar mbi detajet e diskutimeve mes tyre.  “Pata shumë një bisedë shumë të mirë me miken tonë dhe me përfaqësuesen e SHBA në vendit tonë”, u shpreh Basha pa dashur të japë më shumë detaje.

Ky takim vjen në një moment “delikat” politik, pasi në orën 17:00 pritet që të zhvillohet manifestimi i paralajmëruar nga presidenti i vendit Ilir Meta. Që prej marrjes së detyrës hera e dytë që Kim takon Bashën.



Skip to toolbar